Lajme

Regjisori kosovar për skeçin e Vedat Bajramit: Nuk është hera e parë që Stupcat tallen me UÇK-në

Aktori, Vedat Bajrami

Ardi Islami, regjisor kosovare, ka dalë kundër skeçit të aktorit të njohur, Vedat Bajramit, për paraqitjen e tij si ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, përderisa ky i fundit është duke qëndruar në Hagë.

Islami është shprehur se asnjëherë në jetë, në asnjë formë, nuk duhet më bo humor me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk bëjmë ne art. Art është fjalë e madhe, ne mbijetojmë, art nuk e kemi përjetu, e kam fjalën për video produktet. Ka forma të tjera për një artist me e përkrahë, por jo në këtë mënyrë. Nuk jam për me u tallë në asnjë lloj mënyre me ta. Dhe nuk është hera e parë që Stupcat tallen me UÇK-në, ka skeçe edhe më herët, kjo është si trashëgimi prej tyre”, ka thënë Islami në Klan Kosova.

Regjisori, Ardi Islami

Ai ndër të tjera ka thënë se nuk e përkrah atë lloj humori dhe sipas tij video të tilla janë të pakuptimta.

”Ne duhet të jemi më nacionalist, me fillu me rikthy krenarinë tonë, me iu dale përballë produkteve të tyre, por jo me u përshtatë me ta”, është shprehur regjisori.

Ndërsa, rreth kësaj video ka reaguar ashpër edhe Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit.

Gresa i ka reaguar Vedatit duke i thënë se je arsyeja numër një pse asnjëherë s’më ka pëlqyer humori kosovar.

Ajo gjithashtu i ka thënë se figurat historike është vështirë të imitohen, duhen shkathtësi të veçanta të cilat ti nuk i ke./Shqip.com

Lexo edhe:
Vajza e Jakup Krasniqit: Vedat Bajrami është arsyeja pse nuk më ka pëlqyer asnjëherë humori kosovar