Lajme

Reagon Nagavci pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Vendimin do ta analizoj me kujdes

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku këta të fundit i kanë dhënë të drejt Komunës së Kamenicës për organizimin e mësimit alternativ.

Nagavci përmes një postimi në Facebook ka thënë se si qeveria e kanë obligim që të sigurojmë vijimin e shkollës për të gjithë nxënësit dhe nuk mund të lejojmë që ata të bëhen peng i mosmarrëveshjeve në mes të Kryetarit të Komunës dhe komunitetit ku jetojnë.

“Me marrjen e vendimit për mësim të përshpejtuar, 441 fëmijë në Komunën e Kamenicës  janë rikthyer në bankat shkollore pas më shumë se 7 muajve. Rreth 100 nxënës të fshatit Busavatë për dy vite nuk kanë vijuar mësimin. Kjo është shkelje e të drejtave të fëmijëve, është papërgjegjësi, është e patolerueshme dhe e pafalshme”, ka shkruar Nagavci.

Ajo gjithashtu ka thënë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta analizoj me kujdes në ditët në vijim.

“Mbetem e bindur se mosveprimi nga ana ime në rastin e Kamenicës do te ishte shkelje e të drejtave të fëmijëve, shkelje e së drejtës kushtetuese për arsim, shkelje e konventave ndërkombëtare dhe në dëm të interesit të fëmijëve.  Një gjë të tillë nuk mund ta toleroj as si ministre, as si nënë e as si profesioniste”, ka thënë Ministrja e Arsimit.

Ndërsa nga ana tjetër rreth këtij vendimi, ish-kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka kërkuar dorëheqjen e Ministrës së Arsimit, Arbërie Nagavci, kjo pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar kërkesën e Komunës së Kamenicës dhe ka hedhur poshtë vendimin e MASHTI-t për arsim alternativ të përshpejtuar në këtë komunë, duke vlerësuar se nuk është në përputhje me ligjin.

Kastrati ka thënë se me këtë Gjykata Kushtetuese e konfirmoi përmes aktgjykimit parashtresën tonë: Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim.

Lexo edhe:
Kastrati kërkon dorëheqjen e Nagavcit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ky rast ndërlidhej me riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës më 2019, që ishte iniciuar përmes vendimit të kryetarit të komunës me arsyetimin e rënies së numrit të nxënësve në disa shkolla dhe mungesës së infrastrukturës së mirëfilltë të institucioneve arsimore.

 Por, me pakënaqësinë e disa prindërve të nxënësve të afektuar që refuzuan zbatimin e vendimeve të komunës, më 2021 MASHTI formoi një komision për vlerësimin e mosvijueshmërisë së mësimit nga ana e 441 nxënësve, ku kishte rekomanduar që për të adresuar situatën, MASHTI dhe Komuna duket: (i) ndërmarrin veprime të harmonizuara; dhe (ii) të themelojnë grup punues për analizimin e situatës në shkolla./Shqip.com

Lexo edhe:
MASHT humb betejën me Komunën e Kamenicës, Kushtetuesja përgjigjet për reformat në arsim