Sport Shqiptar

Reagon federata: Akili ndodhet jashtë vendit, do t’i dorëzohet policisë dhe do vërtetohet pafajësia

Akil Gjakova

Federata e Xhudos e Kosovës, ka reaguar në rastin e xhudistit Akil Gjakova, i cili edhe zyrtarisht nga policia po kërkohet për dhunë në familje në këtë rast ndaj bashkëshortes.

“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë. Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona. Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë. Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj”, reagon Federata e Xhudos e Kosovës.

/Shqip.com