Rozë

Reagon Dua Lipa pas dështimit të festivalit ‘Sunny Hill’ në Prishtinë

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë, ashtu siç ishte parashikuar organizimi i tij në Bërnicë të Poshtme.

Në lidhje më këtë tashmë ka reaguar edhe vet, Dua Lipa.

Ajo në profilin e saj në “Instagram”, ka shpërndarë njoftimin për zhvendosjen e festivalit për në Tiranë.

Ndryshe, Dukagjin Lipa ka thënë se deri këtu ka ardhur si shkak i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit.

Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.

Dukagjin Lipa, ka publikuar edhe letrën që ia ka dorëzuar presidentes, kryeministrit, ministres së jashtme dhe ministrit të kulturës./SHQIP.com