Lajme

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, arrestohet personi i 13-të

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ndihmë” në kryerje të veprës penale të dhunimit.

Sipas prokurorisë, i njëjti, dyshohet se veprën penale e kreu në rastin e dhunimit të 11-vjeçares që ndodhi në qershor të vitit 2022.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, tha Ulaj për Shqip.com

Lexo edhe:
Arrestohet i dyshuari i 12-të për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Kujtojmë se në lidhje me rastin janë arrestuar 12 persona.

/Shqip.com