Lajme

Rashiq flet për Asociacionin dhe takimin e djeshëm

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka folur lidhur me takimin e djeshëm në Ambasadën amerikane ku u diskutua lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në një emision në ATV, Rashiq tha se në takimin e djeshëm u diskutua se si mund të dukej Asociacioni brenda sistemit kosovar.

“Kisha më thënë debat se sa diskutim i aspekteve teknike të temave dhe aty ka qenë diskutimi i referuar për Asociacion ose më mirë të them se si mund të dukej Asociacioni brenda sistemit Kosovar dhe se çka do të jenë pengesat teknike. Ju keni menduar se dje do të merrej një vendim për Asociacionin, por jo se kjo është politika, por mund të them se tani në këto kohë jemi duke u marrë më seriozisht me këtë proces dhe me këtë bllokadë”, tha Rashiq.

Rashiq konsideron se do të ketë rezultate të mira nga ky takim.

“Ky takim ka qenë një hap përpara i cili nuk ka qenë i zakonshëm. Konsideroj që mund të ketë rezultate në këtë takim që kemi pasur. Unë gjithmonë kam qenë pro propozimeve dhe tani do të përpiqem që të bëjë disa propozime të mijat. Takime të tjera në Ambasadën amerikane nuk janë paralajmëruar”.

I pyetur se nga kush varët Asociacioni duke përmendur, Qeverinë e Kosovës, Brukselin dhe akterët të tjerë, Rashiq tha se varët nga të gjithë.

Lidhur me situatat e fundit, Rashiq thotë se fajin e kanë të gjitha palët e përfshira.

Të gjithë e kanë një të tretën e fajit. Në këtë rast ne që nuk e kemi lejuar pluralizimin tek komunitetet në këtë rast të serbët, Beogradi që ka një rrëgjim krejtësisht radikal dhe Brukseli që e sheh të gjithë këtë dhe sillet sikur nuk di asgjë.

Për vizitën e pesë diplomateve në Kosovë dhe Serbi, Rashiq tha se nuk ofruan asgjë përkundër asaj që kanë shumëçka për të ofruar.

“Sa i përket vizitës së pesë diplomateve unë për vete nuk kam parë ndonjë përkushtimë maksimal nga ana e tyre sa i përket përkrahjes së dialogut. Ndërkombëtarët kanë shumëçka që mund të na ofrojnë, por kanë ardhur pa asgjë. Kjo ka qenë një prej arsyejeve që unë konsideroj që na pret një periudhë e diplomacisë do të vjen me gjëra të tjera që shkojnë në pako. Po konsideroj që po na pret një vendim i gjatë dhe mendoj që duhet të dilet me disa propozime”.

Ndërsa, për shefin e tij, Rashiq thotë se nuk është bllokues i Asociacionit.

“Kurti nuk është bllokues i Asociacionit se ai ka thënë se do t’i plotësoj të 33 marrëveshjet  arritura. Por, tek Asocacioni siç thuhet ka një bllokesë ligjore e cila po e mbanë pengë për të adresuar më tejë këtë problematik”.

Tutje, Rashiq tha se duhet të ketë propozime të reja për Asociacionin dhe të dërgohen në Kushtetuese për të parë se a janë në harmoni me ligjet e saj.

/Shqip.com