Rashani dhe Zeneli dhuruan nga një gol

Dardanët po shkëlqejnë në Francë.
Elbasan Rashani dhe Arbër Zeneli kanë shënuar gola – për skuadrat e tyre – në kuadër të gjiros së 36-të në Ligue 1.
Rashani shënoi në minutën e katërt, në fitoren 2-1 ndaj Monpellier.
Për Clermont Foot, ky ishte një hap i rëndësishëm për të siguruar mbijetesën në Ligue 1, pas ngritën në vendin e 16-të, me 36 pikë.
Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i nëntë në këtë sezon të Ligue 1.
Në anën tjetër, eurogoli i realizuar nga Zeneli nuk ishte i mjaftueshëm që Remis të arkëtojnë fitore ndaj Lens.
Magjiku Përfaqësues së Kosovës – e tundi rrjetën në minutën e 28-të, pas një goditje të bukur me të djathtën. Teksa, ndeshja përfundoi 1-2.
Por, përkundër kësaj humbje, Remsi nuk rrezikon të bie nga elita e futbollit francez – pasi mbetet në vendin e 12-të./Shqip.com