Lajme

Rama i quan “Djem të mirë” Kurtin dhe kamarierët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Pas që ka përfunduar mbledhja e dy qeverive, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pak kohë edhe për kamarierët.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti edhe disa djem të tjerë.

Rama në këtë rast ka shkruar “Djem të mirë”.

Në Kosovë është mbajtur mbledhja e tetë mes dy qeverive.

Në këtë mbledhje janë nënshkruar 19-të marrëveshje.

Lexo edhe:
Këto janë 19-të marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kurti tha se mbledhjet e përbashkëta me qeverinë e Shqipërisë janë dëshmi të forta të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Këto komente i bëri në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Gëzohem që sot nënshkruam 19 marrëveshje të tjera, në fushën e arsimit, shëndetësisë, sigurisë e fusha të tjera. Marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve bëhen  për ti shtuar marrëdhëniet dhe për t’i ofruar qytetarët, të përbashkuar si sot rreth nevojës e dëshirës për zhvillim, barazi e mirëqenie”, tha Kurti.

Lexo edhe:
Kurti: Hekurudha Durrës-Prishtinë, projekti më i madh dhe më i rëndësishmi

Kurti tha se projekti i hekurudhës, Durrës-Prishtinë, është ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme./Shqip.com