Kurti: Hekurudha Durrës-Prishtinë, projekti më i madh dhe më i rëndësishmi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mbledhjet e përbashkëta me qeverinë e Shqipërisë janë dëshmi të forta të bashkëpunimit mes dy shteteve.
Këto komente i bëri në konfeencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Gëzohem që sot nënshkruam 19 marrëveshje të tjera, në fushën e arsimit, shëndetësisë, sigurisë e fusha të tjera. Marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve bëhen për ti shtuar marrëdhëniet dhe për t’i ofruar qytetarët, të përbashkuar si sot rreth nevojës e dëshirës për zhvillim, barazi e mirëqenie”, tha Kurti.
Kurti shtoi se sot kur shënojnë ditën e refugjatëve nuk mund të mos e kujtojnë rolin e Shqipërisë që kishin në luftën tonë për çlirim.
“Vendet tona nuk i bënë bashkë vetëm interesi, por interesi jonë është që të qëndrojmë bashkë”, tha Kurti.
Kurti tha se projekti i hekurudhës, Durrës-Prishtinë, është ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme.
“Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme. Kjo hekurudhë do të lidh Kosovën me korridoret që kalojnë pranë nesh, po që nuk janë të lidhura me ne. Do t’i bashkoj edhe më fort ekonomitë tona dhe do të rris lëvizshmërinë mes republikave tona”, tha Kurti para gazetarëve gjatë konferencës për media me homologun e tij.
“Ne me marrëveshjet ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona. Sot festohet dita e refugjateve nuk mund te mos falënderojmë motrat dhe vëllezërit tonë shqiptarë për strehimi që na ofruan gjatë luftës. Kosova dhe Shqipëria kanë një trend shumë te mirë të shkëmbimit tregtar, sot si asnjëherë më parë eksportojmë dhe importojmë ndërmjetvete”, tha tutje Kurti.
Theksojmë se sot në Kosovë është mbajtur mbledhja e tetë mes dy qeverive.
Në këtë mbledhje janë nënshkruar 19-të marrëveshje./Shqip.com