Lajme

Qeveria thotë se takimi mes Kurtit e Vuçiqit me shumë gjasë mbahet nesër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, 18 gusht 2022

Takimi në mes të kryeministrit, Albin Kurtid he presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pritet të mbahet nesër në Bruksel.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili shtoi se do ta bëjnë të ditur edhe orën e takimit.

“Me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel. Kur të konfirmohet, do të ju njoftojmë”, thuhet në përgjigjen e tij për redaksinë.

Dje gjatë ditës Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksander Vuciq që të udhëtojnë drejt Brukselit për t’u takuar dhe diskutuar për gjetjen e një “zgjidhje evropiane” për të dalë nga situata e krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:
BE-ja e fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

Për këtë takim pati folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili në një konferencë për media kishte thënë se takimi “mund të ndodhë shumë shpejt”.

Kjo ftesë për dy liderët vjen kur kanë mbetur edhe pak ditë nga data 21 nëntor, kur edhe skadon shqiptimi i qortimeve dhe fillon faza e gjobave për ata që nuk i heqin tabelat ilegale.

/Shqip.com