Lajme

Qeveria paralajmëron ndalimin e eksportit të peletit dhe lëndëve djegëse të tjera me bazë druri

Pelet, ilustrim

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë tër ditur se pritet që së shpejti ta zyrtarizojë propozimin për ndalimin e eksportimit të peletit.

Ajo tha se çmimi i peletit në treg nuk arsyetohet në krahasim me koston e prodhimit

“Një vendim i rëndësishëm i cili pritet të merret sot pas disa orësh në mbledhje të qeverisë është ndalimi i eksportit të peletit dhe lëndëve tjera djegëse me bazë druri, duke qenë se e kemi analizuar situatën në treg dhe kemi parë që ka një rritje të çmimeve që nuk arsyetohet me rritjen e kostos së prodhimit. Dhe nga ana tjetër kemi një mungesë të peletit në treg në krahasim me vitet e kaluara dhe në krahasim me nevojën. Andaj si hap i parë kemi vendosur që të ndalojmë eksportin e peletit dhe lëndëve djegëse të tjera me bazë druri”, tha ministrja e Ekonomisë gjatë konferencës për shtyp të martën nga Termocentrali Kosova A.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Sipas raportit të publikuar nga Agjencia e Statistikave me temën “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin gusht 2022, lëndët djegëse si drutë e peleti janë shtrenjtuar për 6.3 për qind në krahasim me muajin korrik.

Lexo edhe:
ASK: Krahasuar me gushtin e kaluar, inflacioni u rrit për 13%

Theksojmë se ministrja e Ekonomisë paralajmëroi se gjatë këtij dimri, do të ketë reduktime të energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike, ministrja u bëri apel qytetarëve që ta kursejnë rrymën.

Lexo edhe:
Rizvanolli paralajmëron dimër të vështirë, apelon të kursehet energjia elektrike

Në anë tjetër, shtoi se janë në negociata me Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë për të blerë dhe këmbyer rrymë./Shqip.com