Lajme

Qeveria miraton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore lidhur me verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve të saj, përcjell Shqip.com.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme në Byronë Shtetërore është me interes shoqëror.

Lexo edhe:
Miratohet “Projektligji për Qeverinë”

Sipas saj, nëse byroja vëren se një zyrtar ka pasuri që s’mund ta justifikojë, atëherë kërkon nga Gjykata konfiskimin e saj, teksa shton se ky institucion do të jetë i pavarur dhe se do t’i jap llogari vetëm Kuvendit.

“Ministria e Drejtësisë në kuadër të objektivave të saj është e përkushtuar në fushën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, në këtë aspekt është e hartimi dhe aprovimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga vlerësimi përmes koncept-dokumentit ka rezultuar që është me interes shoqëror që sistemit juridik t’i shtohet edhe Byroja Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme Nëse kjo Byro Shtetërore vlerëson që nëse një zyrtar publik ka pasuri që s’mund ta justifikojë atëherë i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se qeveria të cilën ai udhëheq – objektiv kryesor e ka luftën kundër krimit dhe korrupsionit./SHQIP.com