Lajme

Miratohet “Projektligji për Qeverinë”

Mbledhja e Qeverisë

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën është miratuar “Projektligji për Qeverinë”, përcjell Shqip.com.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ky projektligj përcakton përbërjen, mandatin, kompetencat e Qeverisë dhe anëtarëve të saj.

Lexo edhe:
Kurti: LVV mori mbështetje për shkak të dëshpërimit të qytetarëve ndaj ish-qeverive

Sipas tij, projektligji është në përputhje me Kushtetutën, dhe se procesi i hartimit ka përfshirë hulumtime e konsultime të gjera, e që në të cilin definohen kompetencat dhe kufizimet e Qeverisë në dorëheqje.

“Nevoja për nxjerrjen e këtij Projektligji, konsiston me mbulimin e fushës së organizimit dhe funksionimit të Qeverisë së Kosovës, mënyrën e punës dhe procedurat e vendimmarrjes, i vendos parimet udhëheqëse të Qeverisë si pushtet ekzekutiv, me parimin e respektimit të ligjit, përgjegjshmërisë, transparencës, barazisë gjinore si dhe nga parimi i efikasitetit”, shtoi Kurti.

Po ashtu, ai tha se lidhur me këtë projektligj është dhënë edhe mendimi i Komisionit të Venecias.

“Ndër vite kemi pasur Qeveri të ndryshme, por asnjëherë një ligj për të. Kishte Qeveri që sponzorizonin Ligje, por vet nuk e kishin një të tillë. Tash ne Qeverinë, por edhe Ligjin për punën e kompetencën po e kompletojmë”, deklaroi ai./SHQIP.com