Lajme

Qeveria e Kosovës në gatishmëri që të ofrojë mbështetje për Turqinë

Pas tërmetit të sotëm i cili la të vdekur qindra persona dhe mijëra të tjerë të plagosur në Turqi dhe Siri, Qeveria e Kosovës ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj.

Përmes një deklaratë për media nga Zyra e kryeministrit iu shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit atje.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi. Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim. Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Tutje, thuhet se Ambasada e Kosovës në Turqi është duke vazhduar që të marrë informata nga autoritete e Turqisë nëse në qytetet e goditura nga tërmeti ka shtetas të saj.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”.

Më shumë se 500 persona janë vrarë dhe mbi 3,000 të tjerë janë plagosur në Turqi dhe Siri pasi një tërmet me magnitudë të fuqishme 7.8 goditi Turqinë jugore të hënën herët.

Lexo edhe:

Tërmet i fortë në Turqi, mbi 500 të vdekur dhe mijëra të plagosur

Deri më tani paku 284 vetë kanë vdekur dhe mbi 2,300 u plagosën në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktaj, raporton CNN.

Kurse, një zyrtarë i Ministrisë së Shëndetësisë në Siri ka thënë se të paktën 237 persona janë vrarë dhe 639 të tjerë janë plagosur.

Tërmeti, një nga më të fortët që goditi rajonin në më shumë se 100 vjet. Sipas shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tërmeti kishte një thellësi prej 24.1 kilometrash

Tronditje të shumta të forta janë ndjerë anembanë rajonit, duke përfshirë Libanin dhe Izraelin.

/Shqip.com