Lajme Botë

Tërmet i fortë në Turqi, mbi 500 të vdekur dhe mijëra të plagosur

Më shumë se 500 persona janë vrarë dhe mbi 3,000 të tjerë janë plagosur në Turqi dhe Siri pasi një tërmet me magnitudë të fuqishme 7.8 goditi Turqinë jugore të hënën herët.

Deri më tani paku 284 vetë kanë vdekur dhe mbi 2,300 u plagosën në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktaj, raporton CNN.

Kurse, një zyrtarë i Ministrisë së Shëndetësisë në Siri ka thënë se të paktën 237 persona janë vrarë dhe 639 të tjerë janë plagosur.

Tërmeti, një nga më të fortët që goditi rajonin në më shumë se 100 vjet. Sipas shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tërmeti kishte një thellësi prej 24.1 kilometrash

Tronditje të shumta të forta janë ndjerë anembanë rajonit, duke përfshirë Libanin dhe Izraelin

Agjencia e fatkeqësisë e Turqisë bëri thirrje për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar ndërsa kryen operacione kërkimi e shpëtimi.

Sipas nënpresidentit turk, më shumë se 1.700 ndërtesa janë dëmtuar në dhjetë qytete turke.

/Shqip.com