Qetsori-Nitës: Ti do të jesh finalistja e parë
Zarfi që ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother dhe që do të zbulojë emrin e finalistit të parë, ka nxitur diskutime dhe dyshime mbi banorin e përzgjedhur.
Emri do të zbulohet në spektaklin e së martës dhe të gjithë tashmë kanë bërë llogaritë duke menduar një emër që mund të jetë finalist sipas tyre, por Qetsori është i bindur se është Nita finalistja e parë.
Në një bisedë me Nitën, banores së vetme nga Kosova i tha se ajo mund të shpallet finalistja e parë, jo se e meriton një gjë të tillë, por do shpallet për shkak të historisë së saj me babanë.
Nita e pyeti Qetsorin se përse nuk e meriton dhe përse mendon se ajo mund të shkojë në finale vetëm për shkak të historisë me babanë e saj.
Qetsori u shpreh se askush nuk e fiton individualisht diçka dhe se edhe ai, edicionin e Big Brother 2, e fitoi për shkak se kishte një djalë të vogël dhe se kishte një atmosferë familjare.
Ai tha se gjithkush, nuk e fiton dot i vetëm finalen, por e fiton nga një faktor tjetër, që mund të jetë familjar, apo pjesë e rrethit shoqëror.
/Shqip.com