Rozë

Qentë endacakë ia mbysin maçokun, Yll Limani i frustruar me shtetin: Mund të kishte qenë fëmija im

Yll Limani

Dita e mërkurë, për Yll Limanin ka qenë një ditë shumë e vështirë për të dhe familjen e tij.

Kjo pasi maçoku i familjes së tyre është sulmuar brutalisht në oborrin e shtëpisë nga tetë qenë endacak të lagjes.

Ylli ka folur për rastin në InstaStoryn e tij, dhe ka dhënë disa deklarata të forta për qeverinë.

“Të mërkurën, rreth orës 09:00 të mëngjesit, Loki ka dal në oborrin e shtëpisë në shumë pak sekonda që dera ka qenë e hapur. Menjëherë është sulmuar nga 8 qenë endacak. Vazhdimin s’kam zemër me shkru, qysh s’kam pas me i pa kamerat e sigurisë së shtëpisë sonë.” – është shprehur pikëllueshëm këngëtari.

Statusi i Ylli Limanit

Ai po ashtu tha se në këtë situatë mund të ishte vet Ylli, fëmija i tij ose ndonjë qytetar tjetër i Prishtinës.

“Rreziku nga qentë endacak është i vazhdueshëm, dhe ky problem kërkon zgjidhje të menjëhershme. Zgjidhja duhet me fillu me u gjet, Sot. Menjëherë. Urgjent.”

Statusi i Ylli Limanit

Këngëtari po ashtu, ka bërë një tatuazh për nder të maçokut të tij./SHQIP.com

Statusi i Ylli Limanit