Art Jetese

Qëndrimi ulur – Cili është rreziku i vazhdueshëm që vjen nga kjo

Për qëndrimin ulur ka me mijëra studime të cilat listojnë efektet e drejtpërdrejta në organizëm.

Sidomos nëse ky qëndrim është i zgjatur për orë të tëra para ndonjë tavoline pune ose para televizorit.

Një zakon vërtetë shumë i dëmshëm edhe sipas mjekëve.

Jo vetëm sepse ju bën të ndiheni më të plogësht, por edhe sepse ndikon në mbarëvajtjen e të gjithë shëndetit dhe organizmit tuaj.

Studiuesit veçojnë gratë si më të rrezikuara nga qëndrimi për koha të gjata ulur.

Në studimin ku morën pjesë 518 gra të moshës mesatare rreth 63 vjeç u vu re se qëndrimi ulur për 8 -9 orë ose më shumë çdo ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Të gjithë gratë pjesëmarrëse në këtë studim veshën një pajisje e cila për 14 ditë regjistroi të gjithë aktivitetin e tyre fizik.

Gjatë kësaj kohe u monitoruan edhe nivelet e sheqerit në gjak tek këto gra i cili është një faktor kyç jo vetëm për shfaqjen e diabetit, por edhe sëmundjeve të zemrës.

Çfarë treguan rezultatet?

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, ndikon në shtimin e peshës e sidomos të shtimit të perimetrit në zonën e belit.

Kjo përkthehet me më shumë trigliceride në gjak, duke shtuar kështu rrezikun e prekjes nga diabeti dhe shumë sëmundjesh të cilat dëmtojnë zemrën, shkruan agroweb.

Sa më e gjatë koha e qëndrimit ulur, aq më i madh rreziku për të formuar dhjam në zonën e belit.

Po kështu rriten edhe reaksionet në trupin tuaj të cilat janë rezistente ndaj insulinës që prodhoni për të vendosur balancat në gjak.

Në periudhën e menopauzës tek gratë bien edhe nivelet e estrogjenit duke shtuar kështu rrezikun  prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

/Shqip.com