Rozë

Qendra estetike ia publikon Bora Zemanit foton para ndërhyrjeve dhe tani

Bora Zemani

Prezantuesja e njohur, Bora Zemani, kohëve të fundit ka rezultuar të jetë më e komentuara në faqet rozë.

Ajo shpesh mundohet që të qëndrojë afër ndjekësve, duke publikuar kështu informacione në rrjete sociale, sa i përket jetës dhe karrierës profesionale.

Pasi paraqitet çdo ditë në televizion, Bora padyshim që një kujdes të madh ia kushton edhe paraqitjes së saj.

Bora Zemani

Kështu së fundmi një  qendër estetike ka publikuar dy fotografi të Bora Zemanit, ku krahason ndryshimet që ka pësuar moderatorja ndër vite.

Sipas kësaj qendre, Bora ka bërë disa ndërhyrje estetike, por që nuk vërehen dhe duken si natyrale.

Në mesin e ndërhyrjeve që përmenden janë ato në hundë, buzë, vetulla e ballë.

Mirëpo vetë Zemani thotë gjithmonë se s’ka asnjë ndërhyrje, duke mohuar kështu akuzat që i bëhen asaj.

Ndryshe, Bora ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të, ku kishte të ftuar shumë figura të njohura për publikun.

Mes tjerash, i ftuar ishte edhe ish i dashuri i saj, Veni Veli./SHQIP.com