Rozë

Puthi balerinën në buzë, Megi Pojani tregon reagimin e prindërve

Modelja, Megi Pojani ka disa javë që është pjesë e “Dancing with The Stars”.

Ajo që nga fillimi ka pasur dyshimet e saj që nuk është vlerësuar aq sa duhet nga juria.

Gjërat kanë ndryshuar dy javë më parë pasi nën ritmin e këngës “Baby One More Time” Megi dhe balerina Lori Bala kanë sjellë një vallëzim sensual dhe provokues.

Ato rikrijuan skenën e famshme të artistes amerikane që vite më parë në skenën i kishte dhuruar puthje yllit tjetër të muzikës, Madonna.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Megi foli për eksperiencën në “DWTS”, ndërsa moderatoren e pyetën se si reaguan prindërit për puthjen skenike që ajo shkëmbeu me balerinën.

Me një përgjigje të zgjeruar, Megi tregoi se babai i saj “e kupton artin”:

“Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati, sepse kishte prezencë në shtëpi… Por një gjë ai e thoshte gjithmonë: ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha”.

/Shqip.com