Sport Shqiptar

Punë e kryer, Santos do t’i bashkohet Dukagjinit të mërkurën

Sulmuesi brazilian, Marclei Cezar Santos ka arritur marrëveshje me skuadrën e Dukagjinit të Klinës.

Futbollisi që së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës, do t’i bashkohet bashkohet Dukagjinit në përgatitje ditën e mërkurë, kur edhe ky ekip e starton fazën përgatitore.

Lajmi konfirmohet nga burime të Shqip.com brenda klubit të Dukagjinit.

33-vjeçari ka përvojë në futbollin kosovar, pasi më parë ka luajtur edhe për Feronikelin, Arbërinë dhe Ulpianën.

/Shqip.com