Rozë

Publikohet video me të cilën po shantazhohej Alvisa me Bashkimin

Bashkimi dhe Alvisa

Emisioni “Për’puthen” mbrëmë  ka filluar me kërkesën e Alvisës që të dalë nga emisioni.

E gjithë kjo pasi që  është transmetuar një video që Alvisa ia kishte dhënë produksionit, me të cilën pretendon se është shantazhuar.

Në video duket Alvisa dhe Bashkimi, në cepin e një pallati duke biseduar, e që sipas tyre ka ndodhur pasi që Bashkimi ka ardhur nga Amerika.

 Në lidhje me këtë situatë opinionisti, Arjan Konomi ka thënë së dyshja nuk duhet të penalizohet për këtë.

“Është një takim, është thyerje e rregullores por nuk do ta quaja aq alarmante”.

Pas kësaj Bashkimi ka thënë se ka qenë faji i tij, pasi që ai kishte kërkuar që ta shoh Alvisën.

“E kam fajin edhe unë, sepse unë isha ai që e kërkova. Atë faj e marr unë përsipër. Është për Alvisën se kam pëlqim, nuk do e bëja me një person që nuk ka një gjë reale. Kjo ka ndodhur kur kam ardhur nga Amerika dhe kisha kohë që s’e kisha pare”, ka thënë  Bashkimi.

Me tej, Alvisa ka treguar se nuk është vetëm kjo video por ka edhe tjera që ajo po shantazhohet.

“Nuk është vetëm kjo video, janë edhe video të tjera, sepse me sa kam kuptuar unë kam qenë në ndjekje. Në momentin që unë shoh këto video kuptoj që kam qenë në ndjekje, sepse një person nuk mund të më bëjë më shumë se një video. Ne të gjithë e kemi shoqëruar njëri-tjetrin në shtëpi, por pse më vijnë mua më shumë se 3-4 video. Më duket e çuditshme dhe e di shumë mirë që përveç kësaj do ketë edhe të tjera. Mund të jenë video kur kemi qenë në makinë”./SHQIP.com

https://www.youtube.com/watch?v=dGL_D89ajN8