Sport Ndërkombëtar

PSG-ja e interesuar për shitjen e Neymarit

Neymar Jr

Kur zbarkoi në Paris shpresat për të ishin të mëdha.

Skuadra nga kryeqyteti francez i pagoi Barcelonës 222 milionë euro.

Por, Neymar Junior është vënë në shitje – nëse një ofertë e mirë vjen në drejtim të tij – sipas L’Equipe.

Por – i njëjti medium shkruan se 30 vjeçari nuk e ka ndërmend të largohet.

Numri 10-të ka zhvilluar 22 ndeshje në këtë sezon të La Ligës, teksa është autor i 13-të golave dhe gjashtë asistimeve.

Lëndimet e shpeshta që pati – ndër vite ia zbehën paska shkëlqimin, ama mbetet startues i padiskutueshëm.

Neymar ka kontratë valide me PSG-në deri në vitin 2025, teksa vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarkt” llogaritet të jetë 90 milionë euro. /Shqip.com