Lajme

PSD nesër zhvillon aksion para Ministrisë së Shëndetësisë

Partia Socialdemokrate

Aktivistët e Partisë Social Demokrate gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillojnë një aksion para Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është hera e dytë që aktivistët e kësaj partie zhvillojnë aksion para Ministrisë së Shëndetësisë.

Disa ditë më parë gjatë një aktivitet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ka shtruar një tepihë të kuq Ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifit.

Foto nga aksioni i fundit

PSD-ja ka thënë se ndoshta përmes këtij tepihu e bindin ministrin të ja fillojë punës, sepse deri më tani nuk ka bërë asgjë.

Sipas PSD, QKUK është vendi ku secili qytetar e ka vërejtur se nuk ka pas ndonjë zhvillim nga qeveria e “shpresës e 14 shkurtit”.

Lexo edhe:
Kurti për aksionin e PSD-së: Nëse je kundër pakos, mund të ndërmarrësh edhe aksione të tilla

Po ashtu aktivistët e kësaj partie një javë më parë, morën edhe një aktivitet tjetër duke gjuajtur me miell Ministrin e Financave, Hekuran Muratin./Shqip.com