Lajme

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

Prokuroria Themelore në Ferizaj edhe sot ka vazhduar aksionin në zonën e Brezovicës.

Siç ka njoftuar kjo prokurori, qëllimi i këtij inspektimi ishte identifikimi i ndërtimit i të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura në parkun kombëtar si dhe a posedojnë leje ndërtimore.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e PTHF-së.

Ky aksion është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”.

Po ashtu, vlen të theksohet se ky inspektim është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Lexo edhe:
Prokuroria e Ferizajt vazhdon aksionin për verifikimin e ndërtimeve në Brezovicë

Aksion i ngjashëm është realizuar edhe dje në Brezovicë, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Vlenë të theksohet se edhe katër gushti shënon aksion të Prokurorisë Themelore në Brezovicë.

Lexo edhe:

Prokuroria e Ferizajt me aksion në zonën e Brezovicës, Maloku jep detaje

Inspektorët kishin dalë në terren për identifikimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.

Ndërsa para disa muajsh është vendosur një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Ferizaj për të dyshuarin në rastin “Brezovica”.

I pandehuri R.M. dyshohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Z.G. dhe A.X.,  kanë ndihmuar të pandehurin A. Ç., në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuarse prej vitit 2016 deri në vitin 2019, në bashkëkryerje me të pandehurit Z.G. dhe A.X.,  kanë ndihmuar të pandehurin A. Ç., në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

Lexo edhe:

Kërkohet paraburgim ndaj një personi në rastin “Brezovica”

Po ashtu, ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016 deri në vitin 2019,  në bashkëkryerje me të pandehurit Z.G., dhe A.X., kanë pranuar para me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Ushtrimi i ndikimit ” nga neni 431 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./Shqip.com

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë tekst, cilësohet të pafajshëm deri në një vendim të prerë të gjykatës.