Lajme

Prokuroria e Ferizajt vazhdon aksionin për verifikimin e ndërtimeve në Brezovicë

Rasti Brezovica

Prokuroria Themelore në Ferizaj, të hënën ka vazhduar me aksionin e tyre për verifikimin e ndërtimeve të objekteve në zonën e Brezovicës.

Përmes një njoftimi, kjo prokuori bën me dije se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftim.

Aksion i ngjashëm i prokurorisë ishte zhvilluar edhe më datën katër gusht.

Lexo edhe:
Prokuroria e Ferizajt me aksion në zonën e Brezovicës, Maloku jep detaje

Inspektorët kishin dalë në terren për identifikimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar./Shqip.com