Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për rastin “Brezovica”

Rasti Brezovica

Një muaj paraburgim është shpallur nga Gjykata Themelore në Ferizaj për të dyshuarin në rastin “Brezovica”.

I pandehuri R.M. dyshohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Z.G. dhe A.X.,  kanë ndihmuar të pandehurin A. Ç., në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016 deri në vitin 2019, në bashkëkryerje me të pandehurit Z.G. dhe A.X.,  kanë ndihmuar të pandehurin A. Ç., në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

Lexo edhe:
Kërkohet paraburgim ndaj një personi në rastin “Brezovica”

Po ashtu, ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016 deri në vitin 2019,  në bashkëkryerje me të pandehurit Z.G., dhe A.X., kanë pranuar para me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Ushtrimi i ndikimit ” nga neni 431 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./SHQIP.com