Lajme

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

Rasti Brezovica

Prokuroria Themelore në Ferizaj edhe sot ka vazhduar aksionin në zonën e Brezovicës.

Siç ka njoftuar kjo prokurori, qëllimi i këtij inspektimi ishte identifikimi i ndërtimit i të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura në parkun kombëtar si dhe a posedojnë leje ndërtimore.

“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Ky operacion është bërë edhe për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

Ky aksion është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”.

Po ashtu, vlen të theksohet se ky inspektim është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Lexo edhe:
Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

Aksion i ngjashëm është realizuar edhe para dy ditësh në Brezovicë, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokuroria e Ferizajt vazhdon aksionin për verifikimin e ndërtimeve në Brezovicë

Vlenë të theksohet se edhe katër gushti dhe tetë gushti shënojnë aksione të Prokurorisë Themelore në Brezovicë./Shqip.com