Lajme

Prokuroria: Maria Bamieh i hiqet umuniteti nga Kombet e Bashkuara

Ish-prokurorja e Eulexit, Maria Bamieh

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal me një njoftim rreth Maria Bamieh. Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore është bërë e ditur se Bamieh nuk gëzon imunitet nga Kombet e Bashkuara dhe se ajo duhet të angazhojë një avokat vendor.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të saktë, bën të ditur për opinionin publik se, lidhur me rastin e znj. Bamieh, e cila ka qenë e ftuar për intervistim pranë kësaj prokurorie, është duke vepruar konform dispozitave ligjore në fuqi, pasi bazuar në shkresat zyrtare që ka në posedim prokurorja e çështjes, më 03.06.2017, znj. Bamieh i është hequr imuniteti nga Kombet e Bashkuara dhe e njëjta sipas legjislacionit vendor, është udhëzuar nga prokuroria të angazhojë një avokat vendor, i cili është i licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, për zhvillimin e mëtejmë të procedures”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Një javë më parë, në një konferencë për media Maria Bamieh,  tha se derisa punonte si prokurore në EULEX, kishte alarmuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar.

Lexo edhe:
Maria Bamieh: Nga përgjimet kishte dyshime se zyrtarët e EULEX-it tentonin ta fshinin rastin e Tolajt

“Më tutje vazhdova t’i kryejë detyrat e mia, ku më pastaj hetova një rast në Ministri të Shëndetësisë, ku i akuzuar ishte Ilir Tolaj. Unë kam pasur përgjime të ligjshme që përfshinin disa ndërhyrje, ku kolegu im gjerman i kishte përgjuar ato por që nuk kishte diçka konkrete”, kishte thënë Bamieh.

Sipas prokurores, Tolaj posedonte telefon në burgun në të cilën ndodhej. Ajo mori urdhëresë për përgjimin e atij telefoni. Sipas Bamieh, nga këto përgjime u kuptuan aferat në mes zyrtarëve të EULEX-it dhe ndërmjetësëve të Tolajt.

Lexo edhe:
Tolaj për deklarimet e Bamieh: Lehje e një qeni të gjinisë femërore, përgjigjen e ka dhënë gjykata

E në lidhje më këto deklarata kishte  reaguar edhe ish-sekretari në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, i cili tha se  “përgjigjen më së miri e ka dhënë aktgjykimi i gjykatës, një aktgjykim i formës së prerë, i plotfuqishëm, ku jam shpallë i pafajshëm për krejt pikat e akuzës”./Shqip.com