Lajme

Prokuroria kërkon caktim të paraburgimit për shoferin që dyshohet që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Podujevë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës për paraburgim për shoferin e autobusit i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin që mbetën të vdekur dy persona dhe dy të tjerë të lënduar në  rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

Ulaj tha se kërkesa është paraqitur sot ndaj shoferit për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik me fatalitet”.

“Me 29.07.2022, prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktim te paraburgimit ndaj te pandehurit F.I., shofer i autobusit, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet).”, tha Ulaj.

Lexo edhe:
Dy të vdekur dhe dy të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një burrë dhe një grua kanë vdekur si dhe dy fëmijë janë lënduar si pasojë e aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Në aksidenti ishte e përfshirë makina me targa të huaja dhe një autobus.

Lajmin për Shqip.com e kishte konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S kurse, fëmijët janë dërguar për tretman mjekësor.

Lexo edhe:
Arrestohet shoferi që dyshohet që shkaktoi aksidentin në Podujevë ku mbetën të vdekur dy persona

Kurse, shoferi i cili dyshohet që shkaktoi aksidentin është arrestuar./Shqip.com