Arrestohet shoferi që dyshohet që shkaktoi aksidentin në Podujevë ku mbetën të vdekur dy persona

Një burrë dhe një grua kanë vdekur si dhe dy fëmijë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Por gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe shoferi që e ka shkaktuar aksidentin.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Laureta Ulaj- zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim të plotë me policinë, sot, me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person i dyshuar, shoferi i autobusit”, ka thënë Ulaj për Shqip.com
Sipas Ulaj i arrestuari dyshohet se ka shkaktuar veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet”.
“Ndaj rastit po vazhdojnë të ndërmerren veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave”, njofton Ulaj.
Në aksidentin i cili ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë qenë të përfshira një veturë me targa të huaja dhe një autobus./Shqip.com