Rozë

Prokuroria kërkon burg, Gjykata e Lartë jep vendimin për Donaldin dhe Romeon

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e prokurorisë për çshtjen ndaj dy vëllezërve binjakë Romeo e Donald Veshaj të cilët akuzohen se autor të një plagosje të regjistruar më 7 shkurt të vitit 2013. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, dënimin me shërbim prove, duke i shpëtuar dy aktorët nga burgu.

Prokuroria e Vlorës ishte e pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit, duke kërkuar për dy vëllezërit burg, për shkak se një person ka mbetur i dëmtuar përjetësisht jo vetëm fizikisht. Gjithsesi rekursi i saj është rrëzuar nga Gjykata e Lartë.

Romeo dhe Donald Veshaj janë hetuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë dhe ajo e Apelit ka dënuar dy vëllezërit për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe i dënuan me 2 vite burg, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhëruan pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim.

Donald dhe Romeo Veshaj, më 7 shkurt 2013 në afërsi të shkollës së mesme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, si pasojë e një sherri të ndodhur mes disa personave, kanë goditur me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje. Dy vëllezërit Veshaj ishin atëherë nxënës të shkollës së mesme “Reald”.

Shkaku i sherrit ka qenë ngacmimi që dy vëllezërit kanë bërë ndaj të fejuarës së shtetasi Arjan L. Sipas dosjes, në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë, duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese, të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, që ka rezultuar të jetë Romeo Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar.

konflikti fizik ka ndodhur të nesërmen. Arjanin e kanë thirrur një grup personash mes tyre dhe Romeo dhe Donaldi. Fillimisht kanë debatuar me të e më pas e kanë goditur të gjithë me sende të forta. Më aktivë në këtë ngjarje kanë qenë dy të pandehurit Romeo dhe Donald Veshaj. Personat që kanë qenë në shoqërinë e Arjanit, kanë mundësuar shuarjen e konfliktit dhe dërgimin e tij në spitalin civil për dhënien e ndihmës mjekësore.

Kjo është konsideruar si plagosje e rëndë pasi ka patur dëmtime të konsideruar si shëmtim të përhershëm të fytyrës.

“Konkretisht, i janë konstatuar thyerje e kockës së kokës, zhytje të dukshme në regjionin ballor në kokë, tronditje e trurit të shkallës së mesme. Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse dhe janë klasifikuar si plagosje e rëndë pasi kanë sjellë shëmtimin e përhershëm të fytyrës”, nënvizohet në dosje./Shqip.com