Art Jetese

Problemet shëndetësore që ju vijnë vetëm nga stresi 

Ne të gjithë i njohim simptomat e zakonshme të stresit, si dhimbja e qafës dhe e shpinës, siklet në shpatulla dhe spazma në muskuj por trupi juaj ka edhe mënyra të tjera për t’ju thënë se jeni të stresuar.

Zhurmë apo gumëzhimë te veshët. 
E njohur edhe si tringëllima e veshëve, kjo zhurmë ju tregon se jeni shumë të stresuar. Këto tinguj mund të jenë me ndërprerje ose konstante dhe mund të ndryshojnë për nga ana e zhurmës. Nëse tashmë vuani nga tringëllimë tek veshët, stresi mund të përkeqësojë simptomat që po përjetoni.

Harresë

Stresi mund të jetë fajtori. Një artikull mbi ndikimin e stresit në trup zbuloi se stresi ndikon në sistemin nervor të njeriut në disa mënyra dhe mund të shkaktojë ndryshime në pjesë të ndryshme të trurit.

Humbje peshe

Ju mund të njihni shtimin në peshë si pasojë e ngrënies nga stresi, por humbja e shpejtë e peshës pa mbajtur dietë është gjithashtu një shenjë që tregon se mund të jeni nën një stres shumë të madh. Studimet kanë treguar se përvojat stresuese mund të jenë sfiduese në aspektin e privimit të ushqimit, shkruan living.

Sulme të pashpjegueshme ankthi

Nëse keni papritur tështima të njëpasnjëshme dhimbje të menjëhershme në gjoks dijeni se stresi mund të shkaktojë sulme ankthi të pashpjegueshme.

Kërcitja e dhëmbëve

A e dini se stresi mund t’ju bëjë të zgjoheni me nofulla të lënduara? Kjo është ndoshta për shkak se ju keni kërcitur dhëmbët tuaja gjatë gjumit tuaj. Kërcitja e dhëmbëve është e njohur si e përhapur më shumë tek meshkujt sesa tek femrat, veçanërisht tek studentët e universitetit.


/Shqip.com