Sport Ndërkombëtar

Lojtari i njohur transferohet në klubin që po formohet!

Serhio Ramos pritet ta vazhdojë karrierën në Major League Soccer (MLS), por te një klub që ende nuk ekziston!.

Ramos bëri një ulje të jashtëzakonshme pagash për të nënshkruar me klubin e fëmijërisë, Seviljën verën e kaluar, por mbrojtësi legjendar nuk do të qëndrojë në Spanjë përtej vitit 2024 dhe tani po shikon të përfundojë karrierën e tij në Amerikë.

Sipas mediumit “The Athletic”, Ramos tani është në negociata të avancuara për të nënshkruar me San Diego FC.

Por, San Diego FC është vetëm një skuadër që pritet të zyrtarizohet si pjesë e paraparë për rritjen e MLS dhe do të bëjë debutimin e tyre në MLS vetëm në vitin 2025.

Megjithatë, Ramos ka të ngjarë të fitojë shumë më tepër sesa fitonte në Sevilja, pasi San Diego është në një pozicion të ngjashëm me Inter Majami në 2018.

Sot, Inter Majami kanë lojtarë si Leo Mesi, Luis Suarez dhe Serhio Buskets në listën e pagave.

Ramos fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve gjatë karrierës së tij, të gjitha në Real Madrid.

Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës në vitin 2010.

/Shqip.com