Lajme

Reagon ambasada gjermane: I pamjaftueshëm veprimi i qeverisë për asociacionin

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka cilësuar të pamjaftueshëm njoftimin e ministres së jashtme, Donika Gërvalla, se Qeveria do ta dërgoj draftin e statusit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Zëdhënësi i ambasadës gjermane, Christian Böttcher, tha për mediat se shtetet e Quint-it dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asociacionit në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm.

“Sipas mendimit tonë, dorëzimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit do të ishte një hap i tillë. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Kosova tani duhet ta bëjë punën e vështirë”. Kjo ende nuk ka ndodhur”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës gjermane, Christian Böttcher.

/Shqip.com