Rozë Ndërkombëtar

Prezantuesi i njohur rezulton pozitiv me COVID-19

James Corden

Prezantuesi i njohur, James Corden, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur me fansat, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

James po ashtu ka treguar se është i vaksinuar, ndërsa lajmëroi se emisioni i tij nuk do të transmetohet deri sa të shërohet.

“Sapo dola pozitiv për COVID 19,” shkroi Corden. “Unë jam plotësisht i vaksinuar dhe për shkak të kësaj, kam fatin të them se ndihem plotësisht mirë”.

Sidoqoftë kësaj, Corden nuk po përjeton asnjë simptomë, ani pse është i infektuar.

Mesazhi për mobilizim nuk mungoi nga ana e tij, derisa u shpreh të qëndrojmë sa më të sigurt me masat kundër COVID-19./SHQIP.com