Sport Ndërkombëtar

Presidentit të Napolit i caktohet mbrojtje policore

Aurelio De Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thuhet se i është caktuar mbrojtje policore për shkak të tensioneve në rritje mes tij dhe një pjese të bazës së tifozëve të klubit.

Ultrasit e Partenopeit heshtën në humbjen 4-0 ndaj Milanit në Serie A fundjavën e kaluar, duke protestuar për çmimet e biletave në “Stadio Diego Armando Maradona” dhe zbatimin e rreptë të masave të sigurisë për banderola dhe flamuj.

Siç raporton ANSA, Prefektura e Napolit ka vendosur të caktojë mbrojtjen e policisë për De Laurentiis për shkak të tensionit me tifozët e Napolit.

Skuadra e Luciano Spallettit është vetëm disa javë larg nga ngritja e Scudettos së tyre të parë në më shumë se tre dekada.

/Shqip.com