Portieri Arijanet Muriq gaboi rëndë në ndeshjen Burnley – Watford, trajneri tregoi se pse e zëvendësoi

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq u zëvendësua pas pjesës së parë në barazimin e Burnleyt 1-1 ndaj Watfordit.
Muriq këtë edicion është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, por mbrëmë bëri një gabim në momentin që Watford shënoi gol.
Por pasi u zëvendësua pas 45 minutave të para, u raportuar se zëvendësimi i tij erdhi shkaku i gabimit, por e vërteta është krejt tjetër.
Ka qenë trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany që pas ndeshjes ka këmbëngulur se zëvendësimi i Aros erdhi shkaku i një lëndimi dhe jo për shkak të gabimit të tij.
It’s a goal #watfordfc pic.twitter.com/V7VshRHXGT
— Do Not Scratch Your Eyes Watford FC Podcast 🐝 (@DNSYE_podcast) February 14, 2023
“Nuk është asgjë takikte për shkak të zëvendësimit të Aros. Nuk ka të bëj me gabimin, thjesht ai nuk ndihej mirë dhe për këtë kërkoi zëvendësimin. Ishte i lënduar, por jo shumë”, tha Kompany.
Reprezentuesi kosovar ka mbrojtur në 28 ndeshje këtë edicion me Burnleyn, ku në 11 prej tyre ka mbajtur portën e paprekur.
Burnley pas 31 ndeshjeve në Championship ndodhet në vendin e parë në tabelë me 69 pikë, tetë më shumë se Sheffield United në pozitën e dytë.
/Shqip.com