Lajme

Plagosja në Mramor, IPK-ja e konfirmon se është i përfshirë edhe një zyrtar policor

Policia e Kosovës

Inspektorati i Policor i Kosovës ka konfirmuar se në rastin ku janë plagosur dy persona në fshatin Mramor të Prishtinës, është i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Përmes një komunikate për media, IPK deklaron se rasti është ende nën hetime.

“Ju njoftojmë se IPK sot ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës se në fshatin Mramor ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i perfshirë edhe një zyrtar policor.

Hetuesit e IPK-së, konform madatit të IPK-së janë duke e hetuar këtë rast dhe do të ju njoftojmë me kohë lidhur me rrjedhën e këtyre hetimeve”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se më 1 maj, janë plagosur dy persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lexo edhe:
Plagosen dy persona me armë zjarri në Mramor të Prishtinës

Rastin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.”, ka thënë Borovci.

Borovci ka thënë se të plagosurit janë dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë./Shqip.com