Lajme

Plagosen dy persona me armë zjarri në Mramor të Prishtinës

Policia e Kosovës.

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Mramor të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.”, ka thënë Borovci.

Ilustrim

Borovci shton se të plagosurit janë dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë.

Sipas tij, hetuesit policor kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin./Shqip.com