Lajme

Plagosja e policëve në Skenderaj: Lirohet djali i Nuredin Lushtakut, vëllai i tij ndalohet në paraburgim

Nuredin Lushtaku

Arbër Lushtaku djali i ish-nënkryetarti të Skënderajt, Nuredin Lushtaku është liruar nga Policia e Kosovës pas dëshmisë së dhënë rreth plagosjes së dy policëve në Skënderaj.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, Durim Osmani, avokat mbrojtës i Arbër Lushtakut.

Osmani tha se klienti i tij ka qenë në cilësinë e dëshmitarit dhe jo të dyshuarit për plagosjen e policëve.

“Arbër Lushtaku ka qenë vetëm dëshmitar i ngjarjes. E ka dhënë dëshminë e tij dhe është liruar për në shtëpinë e tij”, tha Omsani.

Në anën tjetër, burimet e SHQIP.com njoftojnë se Arif Lushtaku (vëllai i Nuredin Lushtakut) është ndalë në paraburgim.

SHQIP.com ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës dhe Artan Qerkini, avokat i Nuredin Lushtakut por të njëjtit nuk kanë dhënë ende përgjigje për rastin.

Mbrëmjen e 3 korrikut, Arbër Lushtaku dhe xhaxhai i tij, Arif Lushtaku ishin dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Lajmin e kishte konfirmuar për SHQIP.com vetë Nuredin Lushtaku..

“Kjo informatë nuk është e saktë. Vëllai dhe djali im janë dorëzuar në stacionin policor në Prishtinë” – tha ai duke u treguar i rezervuar për të dhënë detaje tjera rreth dorëzimit të tyre.

Lexo edhe:
Lushtaku: Djali dhe vëllai im janë dorëzuar në Stacion të Policisë në Prishtinë

Theksojmë se në mesnatën e 2 korrikut, ka ndodhur një përleshje fizike në Skenderaj e cila më pas ka agravuar në gjuajtje me armë zjarri e mjete të forta.

Nga kjo përleshje, të plagosur kanë mbetur dy zyrtarë të Policisë të Kosovës.

Në këtë incident dyshohet të jetë i përfshirë edhe ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku./Shqip.com