Lajme

Plagoset me armë zjarri një grua në Prizren

Ilustrim

Një grua ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të hënën në Prizren – ku në lidhje me rastin është arrestuar një mashkull.

“Raportohet se në spitalin rajonal është dërguar viktima femër kosovare, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar”, thuhet ën raportin 24-0rësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./SHQIP.com