Rozë

“Pi qumësht, je si beb” – Edi nevrikoset dhe komenton ndërhyrjet e Adës: Je silikon

Ada dhe Edi,

Emisioni “Për’puthen” tashmë ka filluar javën e dyte të transmetimit të sezonit të tretë.

Qysh në ditët e para ky emision ka pasur edhe debatet në mes konkurrentëve.

I tillë ishte edhe ai i ditës së hënë në mes të Edit dhe Adës.

Edi është nevrikosur gjatë debatit në studio dhe i është kthyer keq Adës duke e cilësuar si femër false.

Ai kërkonte një person origjinal, ndërsa tha se “këto të bërat nuk janë tipi im”.

 Pasi Ada i tha se është beb, Edi i është kthyer duke i thënë se është silikon.

“Ke dalë njeri fake. Më pëlqejnë femrat natyrale në pamje. 80% është vetëm pamje. Nuk është tipi im. Unë kam dal në takim vetëm për ta njohur. Unë nuk kam dalur ta shoh si i ka prapanicat. Kam dalë për ta takuar një person origjinal.”

“Ti punon kirurgji. Edhe vetveten e ke bërë. Nuk kam dalë me ja parë sa i ka bërë. Nuk është tipi im. Mos fol më. A di për çfarë të dojnë ty? Ja si je… Edhe në aeroplan për Zvicër e kisha parë që është e bërë. Vetëm qorri nuk e sheh që nuk është e bërë. Kush është kjo për mua? Nuk është për mua. Njerëzit që janë fals, që janë të bëra nuk janë tipi im. A ,më ke thënë që më tradhton me tjera”, ka deklaruar djali nga Zvicra.

Pas kësaj ka filluar debate edhe në mes Alvisës dhe Adës e cila e kritikoje për takimin në mes tyre./SHQIP.com