Lajme Ballkan

Petar Petkoviq: I ruajtëm letërnjoftimet, nuk do të heqim dorë nga targat KM

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq

Gjatë ditës së djeshme, Kosova dhe Serbia kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshje lidhur me çështjen e letërnjoftimeve.

Këtë marrëveshje e ka komentuar edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje serbët i kanë ruajtur letërnjoftimet e tyre e po ashtu e ka bërë të qartë se ata nuk do të heqin dorë nga target KM, raporton Tanjug.

“Ne arritëm të arrijmë një marrëveshje dhe të marrim garancitë e BE-së, që ishte gjëja më e rëndësishme për ne, dhe që në fakt do të thotë se ne arritëm të ruanim letërnjoftimet serbe për serbët që jetojnë në Kosovë”, thotë Petar Petkoviq

Më tutje ai ka deklaruar se ky është një vendim shumë i rëndësishëm dhe domethënës, pas luftës së gjatë dhe të vështirë diplomatike të presidentit serb Aleksandar Vuçiq javët e fundit.

Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë ai në rrjetin social në Twitter.

“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane”, ka shkruar Borrell.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falënderuar edhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar për diplomacinë dhe angazhimin e tij në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falënderoj DAS Escobar dhe diplomacinë për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar”, shkroi Lajçak duke e ripostuar edhe postimin e Josep Borrellit.

Kurti: Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta është reciprociteti.

Këshilli Evropian përshëndet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Po ashtu edhe Këshilli i Evropës ka përshëndetur arritjes e marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë./Shqip.com