Art Jetese

Pesë ushqimet që ngadalësojnë procesin e plakjes

Së fundi në rrjete sociale është duke u shpërndarë një video me titullin “Five Foods For Longevity” në të cilën një ekspert ndanë pesë ushqime të cilat janë të shëndetshme për të luftuar apo ngadalësuar procesin e plakjes dhe shtuar jetëgjatësinë.

“Jam mjek funksional dhe ja pesë gjëra që ha çdo ditë për të siguruar shëndetin tim dhe për t’u siguruar që të bëj një jetë të gjatë e të shëndetshme”, thotë Dr.Mark.

 Këtu janë pesë ushqimet që Dr Mark na inkurajoi për t’i konsumuar.

Perimet

Rekomandimi i parë të cilin Dr.Mark iu jep shikuesve të tij janë perimet.

Perimet në të cilat përfshihen kale, brokoli, lakra e të tjera janë të domosdoshme për shëndetin pasi që shumë prej tyre përmbajnë komponime që aktivizojnë rrugët e detoksifikimit qelizor që optimizojnë magnezin.

Ato po ashtu janë shumë të pasura me folate që prekun procesin e moshës biologjike.

Vaji i ullirit.

Vaji i ullirit është mjaftë i rëndësishëm që të shtohet në shujtat tona ushqyese.

Madje, këtë e rekomandon edhe Dr.Mark duke potencuar vajin e ullirit ekstra të virgjër.

Ky lloj vaji përmban shumë anti-inflamator dhe funksionon si Aspirinë për qarkullimin e gjakut, raporton Express.co.uk

Arrat

Dr.Marku potencon se njerëzit duhet të konsumojnë shumë arra për shkak se ato cilësohen si ideale për reduktimin e diabetit dhe shtojnë jetëgjatësinë.

Ato janë gjithashtu të mbushura me vitamina, minerale, proteina dhe fibra.

Boronicat

Krahas arrive, vajit të ullirit dhe perimeve, Dr.Marku rekomandon edhe konsumimin e boronicave.

Boronicat cilësohen si një burim i madh antioksidues dhe fitokimikateve të cilat aktivizojnë rrugët e jetgjatësisë.

Çaji i gjelbër

Krahas ushqimeve, dietës sonë duhet t’i shtojmë edhe një pije e që sipas Dr.Markut duhet të jetë detyrimisht çaji i gjelbër.

Çaji i gjelbër është i pasur me fito-kimikate të quajtura katekina të cilat aktivizojnë rrugët e jetëgjatësisë dhe ndikojnë që të ngadalësojnë procesin e plakjes, kështu duke forcuar edhe imunitetin.

/Shqip.com