Lajme Botë

Pesë të arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit në Zvicër, i dyshuari kryesor kosovar

Foto nga vendi ku ka ndodhur vrasja

Policia e kantonit St.Gallen në Zvicër ka arritur të identifikojë dhe të marrë në pyetje të gjithë personat që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit kosovar. Pesë nga shtatë personat në fjalë, janë arrestuar.

20-vjeçari kosovar vdiq pas një përleshje mes dy grupeve në një pompë të benzinës Avia në Geuensee në Luzern.

Lexo edhe:
Zvicër: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit nga Kosova

Të arrestuarit janë: një kosovar 24-vjeçar, një zviceran 25-vjeçar, një zviceran 26-vjeçar dhe dy kosovarë 29-vjeçarë, njofton Keyston-SDA.

Policia është gjithashtu në dijeni të një 20-vjeçari zviceran dhe një 22-vjeçari gjerman që ishin përfshirë në krim, shkruan albinfo.ch, transmeton Shqip.com.

Burimi: Blick

I dyshuari kryesor është kosovar, i cili ndodhet në paraburgim. Ndërsa, të dyshuarit tjerë janë liruar.

Lexo edhe:
20-vjeçari kosovar vritet në një pompë të benzinës në Zvicër

Sipas njoftimit, janë kryer gjithsej pesë bastisje shtëpish. Rrjedha e saktë e krimit dhe përfshirja aktuale në krim do të përcaktohen më vonë, nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit të St.Gallenit dhe nga shërbimet e specializuara të policisë kantonale të St.Gallenit./SHQIP.com