Zvicër: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit nga Kosova
10 ditë pas vrasjes së të riut nga Kosova A.N., policia e Luzernit ka arritur ta arrestojë një person i cili dyshohet se ka kryer veprën.
Në këtë incident, sipas gazetës zvicerane “Blick”, janë përdorur gurë, thika, një çekan dhe objekte të tjera, transmeton Shqip.com.
Simon Klopp, nga Zyra e Prokurorit të Luzernit, ka njoftuar se lidhur me rastin shtatë persona gjenden në paraburgim.
Në mesin e tyre janë pesë sirian, një irakian dhe një zviceran – përfshirë një grua.
Sipas hulumtimit të Blick, gjurmët e të arrestuarve çojnë në një familje në dy fshatra në kantonin Lucern dhe në një qytet në Zvicrën Veriore.
Zyra e Prokurorit po kryen hetimet për zënkën dhe nuk bën të ditur se çfarë armë dhe mjete janë përdorur për vrasjen e viktimës dhe lëndimin e personave tjerë.
Raporti i Instituti të Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimës është ende në pritje.
Klopp theksoi se janë duke i analizuar pamjet e kamerave të pompës së benzinës për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek ngjarja.
“Video-regjistrimet ndihmojnë në lidhje me hetimet. Ne i kontrollojmë pamjet tërësisht, çdo sekondë. Në fund është si një mozaik ku të gjitha pjesët duhet të përshtaten”./SHQIP.com