Rozë Ndërkombëtar

Përse po shqetësohen doktorët për shëndetin e Mbretëreshës Elizabetë II?

Mbretëresha Elizabeta II ka mbetur nën syrin vigjilent të mjekëve të saj, për shkak të frikës së tyre për shëndetin e saj në të ardhmen.

Pas një vlerësimi më 8 shtator, Buckingham Palace ndau në një deklaratë se mjekët janë “të shqetësuar” për shëndetin e monarkes 96-vjeçare dhe “kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”.

Sipas deklaratës, mbretëresha, e cila ka përjetuar probleme me lëvizshmërinë e trupit muajt e fundit, mbetet shtrirë në rezidencën e saj në Kalanë Balmoral, pasi këshilla e mjekëve të saj ishte të qëndronte shtrirë dhe të pushonte.

Të nesërmen, Mbretëresha, për shkak të problemeve të saj shëndetësore, shtyu një takim me këshilltarët e saj virtual të Këshillit të Privatësisë, gjë që alarmoi mjekët dhe familjen.

Sipas E! News, pas deklaratës së Pallatit për shëndetin e Mbretëreshës më 8 shtator, Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Truss i dërgoi një mesazh familjes mbretërore.

“I gjithë vendi do të jetë thellësisht i shqetësuar nga lajmet nga Buckingham Palace këtë drekë”, shkroi ajo në Tëitter.

“Mendimet e mia – dhe mendimet e njerëzve në mbarë Mbretërinë tonë të Bashkuar – janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën dhe familjen e saj në këtë kohë.” /SHQIP.com