Lajme

Përfundon aksioni anti-drogë në Dukagjin, prokuroria jep detaje

Ka përfunduar aksioni anti-drogë nga Prokuroria Themelore në Pejë në  bashkëpunim me Policinë e Kosovës në zonën e Dukagjinit.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli i cili tha se nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur dhjetë lokacione.

“Sapo ka përfunduar aksioni anti-drogë që zhvilluan në komunën e Deçanit dhe Gjakovës. Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona si dhe janë bastisur 10 lokacione”, tha Qavolli.

Sipas Qavollit, në këtë aksion janë sekuestruar 190 bimë të llojit marihuanë, kokainë dhe armë.

“Gjatë aksionit janë sekuestruar 180 bimë të llojit marihuanë të gjata prej dy deri në katër metra, është konfiskuar edhe sasi tjetër e llojit marihuanë, 400 gram kokainë dhe armë”.

Kujtojmë se Qavolli ka thënë se aksioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë./Shqip.com