Lajme

Aksion i madh anti-drogë në zonën e Dukagjinit, shtatë të arrestuar

Shtatë persona janë arrestuar në aksionin anti-drogë që është duke u mbajtur në zonën e Dukagjinit.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli, i cili tha se aksioni është duke vazhduar.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është duke u zhvilluar një aksion anti-drogë. Të paktën shtatë persona janë prangosur deri më tani”.

Tutje ai ka shtuar se janë bastisur disa lokacioni dhe janë sekuestruar prova të ndryshme materiale.

“Është bërë bastisja e disa lokacioneve, teksa janë sekuestruar edhe prova të ndryshme materiale”./SHQIP.com